“Të isha i korrυρtuar s’do kërkoja ndihmë”, Saimir Tahiri flet për median italiane, pak ditë para αrrestimit: Më vunë bόmbat… (VIDEO)

“Po sikur të isha i korruptuar? Unë nuk kam ardhur në Itali për të kërkuar nga Guardia di Finanza të dyfishojë fluturimet për të monitoruar territorin. I kërkova të gjitha vendeve europiane të na ndihmojnë të luftojmë trafikun e drogës.”

Kështu ka thënë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pak ditë para arrestimit. Ai ka folur ekskluzivisht për dokumentarin investigimiv “I narcos albanesi” që do të transmetohet të shtunën, më 24 shtator, në ora 21.25 në mediat italiane.

Tahiri, pak ditë pas intervistës, përfundon në burg pasi dënohet për shpërdorim detyre me 3 vite e 4 muaj, i akuzuar për lidhje me një grup kriminal që trafikonte hashash drejt Italisë. Ish-ministri i ka takuar vetë gazetarët italianë, në Tiranë, dhe ka folur me të për akuzat dhe për sulmet me tritol ndaj bizneseve të babait të tij.

“Më vunë bombat dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri, marihuana nuk është histori kriminelësh, por varfërie”, thotë Tahiri në dokumentarin e italianëve.

Il documentario sui narcos: «Io non ero corrotto», parla l’ex ministro albanese in carcere

00:00

/

00:00

Dokumentari për trafikantët shqiptarë ku flet dhe Saimir Tahiri do të transmetohet mbrëmjen e kësaj të shtune në Itali, atje ku nisi dhe zanafilla e akuzave që çuan në burgosjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *