/Të ndëshkohet Like Maliqi, si shembull për çdo Maliq tjetër!

Të ndëshkohet Like Maliqi, si shembull për çdo Maliq tjetër!

Nga Akil Ylli

Eshte e vertet, qe Like Floririn ne shkrimet me te hershme, e kam perjashtur nga te tjeret, duke e cilesuer, qe ai mund te jete gjithça, perveç se budaII.Mirpo duke pare veprimtarine e tij te fundit, kuptohet qe ai nuk ka kurrfare ndryshimit, me budaIIejte e tjere te Aleances se Bashkuar. Njeri nga budaIIejte e saj!

Bile, ba me e pa holle, Likja ja ka kalu ne marri edhe Qoftelargut. Te pakten ai ne veprimet e tij antishtet, kontrollonte Parlamentin dhe gjithe institucionet formalisht te pavarura. Ndersa me ndryshimet e bera ne Kushtetut ne 2008, sot Presidenti i Republikes, gezon thjesht prestigjin e larte honorifik, ate te Noterit te Republikes. Me pak fjale, Likja nuk ka gja tjeter ne dore, vetem shpirtin e hallatet e veta! Ato po, mund ti kullundrisin, si ti doje zogu qefit!

Hajde, po ja falim ato here, kur bente sikur mendohej per emerimin e ministrave, si paraadhesi i tij Bujar Teneqezhiu, por me ne fund ndryshe nga ai, mbasi mendohej gjate, bente n’kry te vet dhe si dekretonte hiç. Keshtu do te shkonin punet, kur kalit te pushtetit i hyp nje katundar fodull, qe ne vend te zbatoje ligjin, adhuron Maliqin. Paska pase te drejte i ndjeri Namik Hoti, kur thoshte: Po i hypi katundari fodull kalit te pushtetit, nuk e ule prej aty, veç pIumi! Fjale arit z. Hoti!

Por qe te shkoje deri aty, sa te shumezoje me zero Parlamentin, aq me teper, kur nuk ka as me te voglin kontroll politik te tij, po ashtu dhe te asnje institucioni tjeter, dhe te anulloje daten e zgjedhjeve, po ne kry te vet, kete soj marrit, mund ta beje vetem nje fodull injorant i takemit te veçante, si puna e Likes. Kesaj i thone, me i ra murit me kry, me tane forcen!

Betejat me Parlamentin, i kane humbur te gjitha ata qe i kane prov.okuar, perfshire dhe monarke te fuqishem e gjithpushtetshem, jo me s’po e humb Likja, nje katundare prej Cepanit te Skaraparit, qe se njef kush, as per osh e as per balosh. Publikisht, as e shoqja se ven n’liste politikisht! O Mete, per vete!

Lene mandej, kur kercnoj qe do nxirrte ne rruge ushtrine. Kjo ishte, se ç’ishte! Ne kete lloj lajthitjet, do te kete pas gisht e shoqja, ndryshe me mend te krese, s’gjen asnji arsye te justifikushme. Thuaje Like, do ti kete sygjeruar Kryemadhja, sepse sipas konsultimeve te mija, me ata “al di la”, edhe neqoftese nuk t’pjerr.dhin fare gjeneralet, Skraparin e Dibren time i ke mbrapa. A t’kujtohet Haxhi Qamili, si ja pat ba 8 me 2 anglezve, me Kavajen e Peqinin? Ku Kavaja e Peqini, e ku Skrapari e Dibra! Haxhiqamilsa ka Lulashi boll. Dridhe Like! Pastaj, nje te thene e nje te bere. Rrofte Haxhi Qamili.

Por ma i bukri karagjzllek, ishte kur vendosi te dekretoje daten e re te zgjedhjeve. Pa e vu ne kandar aspak Parlamentin, ngaqe presidencen e konsideron si furre buket qe prodhon dekrete, ashtu siç futen dhe e nxirren buket e pjekura, duhet te kete menduar: Pse mos ti fus dhe nje dekret te ri, per daten e re te zgjedhjeve! Per kete qellim, u çu heret me kasavet, qe ne pike te sabahit, dhe lajmeroj qe ishte ne pritje te partive, sapo t’kendonte gjeli i pare, fiks ne pese te mjesit, per konsultim te ri. Pasi voli mendimet e vyera te Lulashit, te sarahoshit Shehi, Fatmir Gerdecit, dhe veçanerisht ato te filozof Nardit, qe per nga cilesia, jane ne konkurence te forte me ato te fratelos tone te dashtun, Ed Kajellit, qullosi e dekretosi nje dekret te ri, per nje date te re zgjedhjesh. Vete zot, e vet shkop!

Mirpo, kur sheh gjithe kete kronologji çmendurish, te duket e pabesushme, qe dikush, qe di te numeroje deri ne dhjete, sa t’mendoje pak, te arrije ne perfundime te tilla. Vertet per momentin, ka liri te plote, dhe mund te shpalos gjithçfare marrit atomlke, perderisa nuk funksionon Gj. Kushtetetuse. Por funksionimi i saj, nuk eshte shtyre ne kalendat greke, ajo per pak jave eshte gadi. Mandej s’ka ça i ban ma as Tit Vasali e as vaji i Nora Vajtoces! As Sherbetorja e Zotit, si ban derman!

Ndokush mund t’mendojne, qe s’te ka ra ty ai hall, prandaj dhe e ke kollaj me nxjere kujin. S’jam kontra. Vertet po ta shikosh hallin nen petkat e tij, kur nga nje jete prej sheikesh qe gezon sot, te perfyterosh veten brenda nje qelie bu.rgu s’komode, te iken petlla, è! Por sidoqofte, njeriu me nje fije dinjitet, e pret fatin e tij si burre. Eshte e kote, qe pas gjithe zullumeve, ti shtosh kurikulumit dhe ato te katundarit fodull e koktrashe. E vetma gje qe me vjen keq ne kete mesele, ngaqe i kam pike te dobet macet, eshte fati i Sashes. Do dhitet e permiret, n’mes te kater rrugvet qyqarja!

Ky eshte dhe rasti me i mire, qe perfundimisht e pergjithmone, te mos lejohet ne horizontin e politikes, te çfaqen me Maliqe. Po me ç’po shohim, maxhorances e Piktorit, s’ka nevoje askush ti fryje ne vesh. Jo me kot, po ja parapregatisin letrat e shkarkimit, ne menyre qe mos te humbasin kohe. Se shpejti, me kostituimin e GJ. Kushtetuse, gjygjtaret s’kane nevoje me prite proçedurat, nga ana e Parlamentit. E kane gadi praktiken. I pari debat ne axhenden e tyre, do te jete shkarkimit i Presidentit. Pastaj Likja, le te puthet me Milon!

Qe Maliqet te zene mend nje here e mire, duhet zbatuar Kushtetuta deri ne fund. Ne Kushtetut thuhet, qe President i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij. Dakort deri ketu. Me tej ajo thote, qe mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një kr.imi të rëndë. Tashti ketu, ka nevoje per interpretim juristesh, po jo prej atyre te Plepave, apo biçim Clirim Gjatash.

Sipas meje, nje qytetar i thjeshte, qe se ven ne liste kerkush, perderisa shkelja e rende e Kushtetutes, eshte i barazvlevshem me nje k.rim i rende, at’here jane te gjitha arsyet, qe ai te ndiqet penalisht dhe te den.ohet, aq sa e meriton kr.imi i rende. Aq me teper kur kemi neper kembe, Maliqer te vegjel e Maliqka, qe jane gadi tu prijne haxhiqamilsave te nahis tyne, qe te djegin e shka.trrojne ç’te gjejne perpara. Te nxitesh perpIasjen civile, e mos ta quash kr.im te rende, buuu! E koklavitur vallahi! Pune juristprudencet!