/‘Të p rotestojnë prindërit, jo adoIeshentët’, regjisori Budina: Rama të shkarkojë u rgjent drejtorin e PoIicisë Ardi Veliu

‘Të p rotestojnë prindërit, jo adoIeshentët’, regjisori Budina: Rama të shkarkojë u rgjent drejtorin e PoIicisë Ardi Veliu

Regjisori Robert Budina ishte edhe sot prezent në protestë teksa deklaroi nga sheshi se rezistenca kundër qeverisë duhet të vazhdojë.

Budina u shpreh para kamerave se është e frikshme si policia gjuan fëmijët me gaz lotsjellës. Sipas tij, policia po tregon vetëm forcë dhe po ushtron pesion psikologjik.

Në një intervistë për News24, Budina u shpreh i revoltuar dhe tha se shteti është në grahmat e fundit.

“Policia u sul thjesht për të dhënë provën se është e fortë. Po tregojnë forcë dhe presion psikologjik ndaj popullsisë. Është e frikshme si i gjuajnë fëmijët 16-17 vjecarë me gaz. Kjo tregon që janë në grahmat e fundit”, tha Budina.

Teksa e quan Ramën një pervers, Budina tha se ai urgjent duhet të largojë drejtorin e policisë Ardi Veliu.

“Thelbi këtu është që kryeministri duhet të shkarkojë urgjent drejtorin e policisë, sepse po kryen krime duke futur adoleshentët në burg. Ata i mbron dhe ligji mbi të gjitha. Nuk mund të matet një polic i veshur me armë me një fëmijë.

Duhet të dalin prindërit e këtyre fëmijëve dhe ti tregojnë vendit këtij pushteti. Duhet të dalin prindërit dhe jo adoleshentet.

Ai po tallet me popullin e tij, që thotë janë ca adoleshentë të blerë nga presidenti. Vetëm, një kryeministër pervers mund ta thotë këtë”, u shpreh Budina.