Të rrijë urtë dhe të mos bëhet meze…’, ministri i Mbrojtjes i Turqisë kërc ënon me Iuftë Greqinë
Ministri i Mbrojtjes i Turqisë Hulusi Akar iu drejtua me një mesazh të fortë Greqisë duke e paralajmëruar që të mos bëhet “meze” për interesat e të tjerëve.
Akar kishte parasysh Francën kur i drejtoi mesazhin Greqisë, e cila sipas tij përdor helenët për interesat e saja në rajonin e Mesdheut.
“Greqia nuk duhet të bëjë asgjë në këtë krizë. Thjesht të rrijë urtë dhe të mos bëhet meze për interesat e të tjerëve“,
u shpreh Akar duke kërc ënuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë Greqinë.
Konteksti i mesazhit dhe mënyra se si ai u shpreh nga ministri i Mbrojtjes është cilësuar një kërc ënim për luf të nga mediat greke nisur edhe nga fjalia “të mos bëhen meze“.
Turqia dhe Greqia janë në një përballje jo vetëm diplomatike sa i përket Zonës Eksluzive Ekonomike përreth ishujve përballë Turqisë në Egjeun Lindor duke bërë që dy vendet e NATO-s të rrezikojnë edhe luf tën.