/Të vetëm mes rrënojash, Lorenci e Frederiku luten për ndihmë: Nëna na braktisi

Të vetëm mes rrënojash, Lorenci e Frederiku luten për ndihmë: Nëna na braktisi

Lorenci 16 vjeç dhe Frederiku 13 vjeç, janë dy fëmijë të mitur, të cilët jetojnë fillikat të vetëm në fshatin Luz të Rrogozhinës. E ëma i ka braktisur prej vitesh, kur ata ishin të vegjël, ndërsa i ati ndodhet në b.urg, pasi Lorenci e ka denoncuar për shkak të dh.unës që ai ushtronte mbi Frederikun 13 vjeçar.

Ata tregojnë për kamerën e ABC News se kasollja e tyre është e rrënuar dhe herë pas here flenë në tarracë. Madje, siç kujton vëllai i madh, Frederiku një natë ka rënë edhe nga taraca, teksa ishte në gjumë.

Të lënë në mëshirë të fatit, fillikat vetëm, djemtë kërkojnë ndihmë për fatin e të ardhmen e tyre. Vëllai më i madh mundohet të kujdeset për të voglin. E dinë se s’kanë më askënd pranë vetes.

U kujtohet se pasi u stërmunduan nëpër dyert e policisë së tre bashkive, policët i zbriten nga makina.

Lorenci tregon:

Mamanë nuk e njoh sepse ka ikur, ndërsa babai është në b.urg se na rr eh. Babi është në shoqërim në Kavajë. Babi na ka pas dhu. nuar, shumë këtë të voglin dhe unë e denoncova.

Na çuan në Durrës, Kavajë, na çuan në Rrogozhinë dhe na lanë tek rruga kryesore dhe na thanë shkoni në shtëpi tani. U thashë na çoni deri në shtëpi se është larg. Ecni se jeni çuna të rinj thanë”.