Tea zbuIon arsyen B0MBË që e ndau nga Bearti
Ish-konkurrentja e Për’Puthen, Tea ka thyer më në fund heshtjen për arsyen e ndarjes nga Bearti.
“Nuk mund të fitosh kurrë debatin me një person negativ. Ata dëgjojnë vetëm çfarë u përshtatet atyre dhe dëgjojnë vetëm për t’u përgjigur”, thuhet në shprehjen që ka shpërndarë Bearti.
“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, ka shkruar ai më pas.
Pas këtyre thumbave ka ardhur edhe reagimi i Teas. Kjo e fundit, ka publikuar në Instastory një fjalim të bërë nga politikania australiane, Sarah Hanson Young, e cila dënon meshkujt për ofendimet e komentet e tyre ndaj femrave, duke i thënë se s’janë burra të vërtetë.
Pikërisht këto fjalë, duket se Tea i ka lidhur me situatën të cilën po kalon me Beartin dhe ka hedhur kështu një thumb për ish-partnerin, duke lënë të kuptohet se punës mes tyre janë vërtetë shumë keq.