Telefonata e rëndë/ Rama kërc.ënon me jetë Ditmir Bushatin: Nëse Shkodra ka pesë heronj, ti do jesh…

    0
    289

    Pas fjalimit të mbajtur nga Ditmir Bushati dje në Parlament, ku bënte thirrje për zgjidhjen e situatës politike dhe etiketoi indirekt Edi Ramën si arr.ogant, duket se ka marrë një reagim të fortë nga ana e Kryeministrit.

    Burime të besuara te gazetes Koha Jone tregojnë se sot në mëngjes kryeministri ka marrë Ditmir Bushatin dhe i ka thënë se ‘Nëse Shkodra ka pesë heronjtë e Vigut, nga ky çast ti do të jesh heroi i 6-të i Vigut!’. I pyetur për këtë ish-ministri Bushati nuk dha asnjë koment. Burime pranë stafit të Bushatit thonë se Ditmiri nuk ha presion se është nga familja e madhe e bushatllinjve e cila nuk ka pyetur për turkun e jo më për miqtë e turqve!

    Pesë heronjtë e Vigut janë një histori shqiptare, ku pesë misionarë të lirisë nga e keqja që kishte kapur Shqipërinë u v.ranë në Vig të Mirditës, në pritë e pab.esi. Ditmir Bushati është deputet i Shkodrës dhe zonën e Vigut e ka nën patronazh. Historia njeh 5 heronjtë e Vigut, por jo 6 heronjtë e Vigut, siç ia ka thënë me presion dhe shantazh kryeministri. Gjithsesi Ditmir Bushati dje bëri një akt atdhetar duke i bërë thirrje pushtetit të mos jetë br.utal, por të ulet në gjetjen e një zgjidhje për Shqipërinë. /KohaJonë