Tensionόhet situata! 4 aυionë Ιυftarakë rusë shkelin territorin e NATO-s, çfarë ρritet të ndodhë

Katër avionë luftarakë rusë u lokalizuan pasi hynë në hapësirën ajrore të NATO-s ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten mes presidenti Vladimir Putin dhe Perëndimit. Avionët luftarakë të Forcave Ajrore Italiane u vunë menjëherë në ndjekje të tyre dhe i përzunë duke dalë nga enklava e Kaliningradit.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se avionët luftarakë rusë kishin shkelur hapësirën ajrore polake dhe suedeze, praktikisht kufi i NATO-s, dhe menjëherë Forcat Ajrore janë vënë në gatishmëri. Katër avionë italianë Eurofighter Typhoon të vendosur në Poloni, u ngritën me shpejtësi në ajër.

Ata janë pjesë e një misioni të kontrollit ajror të NATO-s që prej korrikut, dhe me trupa shtesë të stacionuar në bazën ajrore Malbork. Polonia është një anëtare e vjetër e aleancës, ndërsa Suedia vetëm këtë vit nënshkroi protokollet e hyrjes, transmeton neësbomb.al.

Në një deklaratë, Aeronautica Militare – Forcat Ajrore Italiane – shpjegoi se avionët luftarakë ishin nisur nga Kaliningrad para se të hynin në hapësirën ajrore polake. Më pas, ata fluturuan mbi Detin Baltik drejt Suedisë përpara se të “detyroheshin” të ktheheshin në bazë.

Kaliningrad është një pjesë territori shumë e militarizuar, e shkëputur nga shteti kryesor rus dhe i rrethuar nga Polonia dhe Lituania. Shpesh është në qendër të tensioneve midis Putinit dhe NATO-s – me Moskën që në fillim të këtij viti kërcënoi të vendosë armë bërthamore aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *