Tension mes dasmorëve ,shakaja e dhenderit anullon dasmen

    0
    282

    Duket se ndonjëherë nuk duhet të bësh shaka vend e pavend.

    Kështu ka ndodhur me një dhëndër turk, i cili ndërsa ishte duke u celebruar, përgjigjes nëse donte ta merrte për grua Hatice Koşmanin, u shpreh:

    “Jo… është e pamundur të them. Sigurisht që po”

    Por kjo është marrë si një përgjigje negative nga përfaqësuesi bashkiak, i cili ka anuluar martesën.

    Dhëndri ka ndërhyrë menjëherë duke i thënë që ishte një batutë, por ai nuk ka pranuar të ndryshojë vendim.

    Pas tensionit të krijuar edhe në radhët e të ftuarave, është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjendje.

    Pas mediatizimit të këtij lajmit, ka reaguar edhe kryebashkiaku i Manisas, i cili është shprehur se do t’i celebrojë vetë të rinjtë në një datë tjetër, duke shpresuar që e gjitha të shkojë mirë dhe me një fund të lumtur.