/TENSlONOHET situata mes dy vendeve/ Roja bregdetare greke qëIIon drejt jahtit turk

TENSlONOHET situata mes dy vendeve/ Roja bregdetare greke qëIIon drejt jahtit turk

Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi gjatë patrullimit të saj në zonën e detit pranë bregut perëndimor vuri re një jaht të bardhë, që po lëvizte me dyshim pranë brigjeve, njëkohësisht me drita të fikura.

Siç thuhet në një deklaratë të Marinës Helenike:

“Pas përdorimit të vazhdueshëm të sinjaleve të ndriçimit nga ekuipazhi i Rojës Bregdetare, në mënyrë që jahti i dyshimtë të ndalej për kontroll, piloti i tij nuk e respektoi, por ngriti shpejtësinë, ndërsa kryente manovra të rre zikshme.

Të sht ënat u drejtuan në zona të sigurta, në përputhje me rregullat e angazhimit, në mënyrë që jahti të ndalonte për kontroll. Pasi u ndoqën, jahti u zhvendos në brigjet turke dhe hyri në ujërat territoriale turke të shoqëruar nga dy roje turke”.

Raportimi i medieve turke në lidhje me incidentin

I njëjti incident raportohet edhe nga mediat turke, të cilat akuzojnë Greqinë për hapjen e z jarrit dhe pla gosjen e dy turqve dhe një shtetasi sirian.

Konkretisht, sipas Gardës Bregdetare Turke të cituar nga shtypi turk: ​​”Greqia që lloi mbi një varkë që transportonte qytetarë nga ishulli Rodos në Detin Egje”.

Më tej në deklaratë thuhet se rojet bregdetare kanë thënë se dy turq dhe një shtetas sirian u pla gosën dhe varka u mbyt për shkak të s ulmit.

Thuhet se su lmi ndodhi në orën 00:40 GMT, në ujërat Greke, 7.2 milje detare nga krahina turke e Mugla. Po ashtu u bë e ditur se një ekip i urgjencës u dërgua me katër anije dhe një ekip zhytjeje pas su lmit.

Ndërsa të pla gosurit u dërguan në Spitalin Shtetëror Marmaris nga ekipi turk shpëtimtar, por nuk dihet gjendja e tyre./Shekulli