Termeti ne jug te Shqiperise,shemben dhjetra banesa

    0
    224

    Tërmeti i një dite më parë ka shkaktuar dëme serioze në disa zona të prekura. Mësohet se në Vermik janë shembur 10 shtëpi, 5 kanë rënë në Bashaj, dhe 5 në Matogjin.

    Banorët e kanë kaluar natën jashtë për shkak të frikës nga lëkundjet, të cilat janë ndierë edhe gjatë orëve të mëngjesit.

    Ata kërkojnë ndihmë pasi rreziku vijon të jetë prezent. Një ditë më parë, lëkundjet e tërmetit u ndienë në jug të Shqipërisë.

    Nga të dhënat u raportua se tërmeti ishte i magnitudës 4.5 ballë i shkallës rihter.

    Epiqendra ka qenë në Vermik të Vlorës dhe në Dhërmi, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në pjesën më të madhe të jugut të Shqipërisë.

    Kanë qenë dy lëkundje të njëpasnjëshme të cilat kanë terrorizuar banorët e zonës.