/TËRMETl i fortë Iëkund Greqinë, njerëzit vrapojnë jashtë të aIarmuar

TËRMETl i fortë Iëkund Greqinë, njerëzit vrapojnë jashtë të aIarmuar

Një tjetër tërmet i fortë është regjistruar sot në Greqi, me magnitudë 4.4 i shkallës Rihter, rreth orës 22:46 me epiqendër në ishullin Lesbos.

Epiqendra e tërmetit ishte 46 kilometra në jugperëndim të Mitilinit, ndërsa thellësia ishte 10 kilometra. Ky ishull ka qenë epiqendër e disa tërmeteve sot.

Lëkundja e parë u regjistrua sot në orën 07:15 të mëngjesit të sotëm sipas Institutit Gjeodinamik me magnitudë 5 të shkallës rihter, që u pasua nga disa të tjerë, fatmirësisht pa dëme në njerëz deri tani.