Një tërmet i fuqishëm ka goditur Iranin jugperëndimor. Tërmeti me magnitudë 5.6 ka lënë pas të paktën 10 persona të lënduar.
“Njerëzit në Sisakht dhe qytetin e Yasuj lanë shtëpitë e tyre në panik. Uji dhe energjia elektrike janë ndërprerë në Sisakht”, ka thënë për mediat një zyrtar lokal në provincën Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad.
“Ekipet e shpëtimit dhe ambulancat janë dërguar në zonë. Deri më tani 10 persona janë të lënduar”, – shtoi më tej ai.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA tha se tërmeti, i ndjerë në disa qytete në rajon, goditi në një thellësi prej 10 kilometrash në 10:05 pasdite. Deri më tani nuk ka raportime për viktima.