/TËRMETl i fuqishëm shkund vendin

TËRMETl i fuqishëm shkund vendin

Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë. Paraprakisht raportohet që lëkundja kishte një magnitudë 5.5 i Shkallës Rihter, me një thellësi të vogël vetëm 8.5 km.

Tërmeti u ndje pak para orës 3 të drekës (me orën greke) këtë të Premte, 16 km në Jugperëndim të Elassona.

Gjashtë minuta më vonë u regjistrua një tjetër lëkundje me magnitudë 3.7 e shkallës Rihter, e ndjekur më pas nga dy lëkundje të tjera me magnitudë 3.6 dhe 3.9 Rihter.

Këto tre lëkundje u regjistruan brenda pesë minutash dhe kishin thellësi prej 5 deri në 10 kilometra, që do të thotë se tërmeti është ndierë shumë i fortë nga qytetarët.