Lajme

TËRMETl me magnĺtudë 6.2 dhe 5.8 godasĺn këtë shtet, qytetarët në panĺk

Dy tërmete të fuqishme kanë goditur Tajvanin lindor. Shërbimi meteorologjik njofton se ata ishin me madhësi 5.8 dhe 6.2.

Tërmeti i parë që tronditi ndërtesat në kryeqytetin Taipei ishte në një thellësi prej 15 kilometrash me epiqendrën në Qarkun Hualien në bregun lindor të populluar.

Tërmeti i dytë ishte në një thellësi prej 14 kilometrash, gjithashtu me epiqendrën në Hualien, tre minuta pas të parit, raporton Reuters.

Qeveria e qytetit e Taipei njoftoi se sistemi i metrosë po funksionon normalisht pasi trenat u urdhëruan të ngadalësoheshin.

Shërbimi zjarrfikës tha se nuk kishte marrë ndonjë raport të dëmtimit.

Tajvani shtrihet afër kryqëzimit të dy pllakave tektonike në Detin e Kinës Jugore dhe tërmetet janë të zakonshëm në ishull.

Më shumë se 100 njerëz u vranë në një tërmet në Tajvanin jugor në vitin 2016, ndërsa një tërmet me madhësi 7.3 vrau më shumë se 2,000 njerëz në 1999.