TERROR NË TIRANË / Breshëri ΡLUMBASH drejt godinës së Top Channel, υritet roja (DETAJET E PARA)

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të televizionit Top Channel, duke vrarë rojen e sigurisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate pranë ambienteve të televizionit në Manëz, ndërsa plumbat kanë qëlluar rojen e sigurisë, shtetasin Pal Koka, duke i shkaktuar vdekjen. 60-vjeçari ishte punonjës i shoqërisë “Octapus”.

Policia thotë se ka ngritur pika kontrolli në disa zona për të bërë të mundur identifikimin e autorëve, ndërsa për zbardhjen e ngjarjes është ngritur edhe një grup hetimor nën drejtimin e prokurorisë.

Sakaq, mësohet se një makinë është gjetur e djegur vetëm pak çaste pas ngjarjes në zonën e autostradës, dhe dyshohet se i përket autorëve.

Momenti kur të shtënat me armë dëgjohen nga banorët e spektaklit “Big Brother Vip”.

“Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve”, bën me dije Policia e Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *