TheIIohet skandaIi: Motra e vogëI e VlKTlMAVE , e dashura e djaIit të Ademit

0
259

Vrasja e dy motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi nga 59-vjeçari Përparim Ademi ka shokuar opinionin publik. Autori ka pranuar se ka pasur marrëdhënie jashtë martesore me të dyja motrat, fakt ky i pranuar edhe nga gruaja e këtij të fundit, Vjollca Telo.

Ndërkohë, historia është edhe më e komplikuar. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se nga hetimet e prokurorisë është zbuluar se motra e vogël e Kristinës dhe Zhanetës, Anxhela është e dashura e djalit të autorit.

Autoritete kanë marrë dëshminë e Kristo Telës, djalit të Përparim Ademit. Ky i fundit s’ka pohuar e për ngjarjen e rëndë është njoftuar nga e dashura e tij, motra e dy viktimave.null

Dëshmia: “Më datën 31.12.2020 rreth orës 10:15 më ka telefonuar e dashura ime Anxhela E. që është motra e Zhanetës dhe e Kristinës e cila duke qarë dhe bërtitur më ka thënë hajde shpejt se babi jot ka vrarë Verën dhe Zhanin. Ndërkohë që më ka telefonuar e dashura ndodhesha në shtëpi dhe u nisa menjëherë me një makinë të rastit. Së bashku me të dashurën time Anxhelën kishim planifikuar që ta kalonim bashkë natën e Vitit të Ri me dy motrat Zhanetën dhe Verën që njihet ndryshe dhe si Kristina. Pasi arrita në shtëpinë në katin e tretë kam parë Zhanetën dhe motrën e saj të vrarë dhe erdhi policia e s’kisha çfarë të bëja. Mora mamin dhe u larguam për në shtëpi”.

Po ashtu hetuesit kanë marrë edhe dëshminë e motrës, Anxhela E. Kjo e fundit i ka thënë grupit hetimor se një ditë para ngjarjes së rëndë, Përparim Ademi kishte marrë Zhaneta Metanin me forcë dhe e kishte kërcënuar me armë. Më pas, sipas saj, kishin shkuar në një hotel ku kishin kryer marrëdhënie seksuale.