Theu laptopin para studentëve, si pjesë e një demonstrimi i pazakontë (Video)

    0
    259

    Eric Paulos që është profesor në një universitet të Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara, ka thyer laptopin para studentëve, si pjesë e demonstrimit se duhet të mendojnë jashtë kornizave.

    Ky veprim i pazakontë që bëri gjatë ligjëratës “Arritjet Kritike”, doli i suksesshëm pasi tërë vëmendja ishte te ai dhe materia që ligjëroi u kuptua nga të gjithë, transmeton Telegrafi.
    Theu laptopin para studentëve, si pjesë e një demonstrimi i pazakontë (Video)

    “Qëllimi im ishte të tregoja për gjërat e pa pritshme, veprimet tona duhet të lënë përshtypje, që do kanalizoheshin vetëm në mënyrë pozitive”, ka thënë mes tjerash Paulos.

    Më poshtë mund të shihni reagimin e studentëve, kur kompjuteri u shpërnda i thyer në dysheme.