Thorsten Frei: Në djall shkofshin politikanët shqiptarë, s’merrem më me t’a…!

    0
    206

    Deputeti gjerman Thorsten Frei, menjëherë pas sulmit të Ramës ndaj Krischbaum, ka thënë: Në djall shkofshin politikanët shqiptarë s’merrem më me t’a…! Thorsten Frei, shfaqet teje i zhgënjyer për atë çfarë po ndodh në vendin tonë.
    Th. Frei: Në djall shkofshin politikanët shqiptarë s’merrem më me t’a…!

    Frei ka qënë një nga përkrahësit më të mëdhenj të Shqipërisë, për avancimin e shpejtë të vendit tonë drejt BE-së. Ndërsa sot deputeti i Bundestagut ka humbur besimin te Shqipëria zyrtare dhe nuk e fsheh lëndimin, për sulmet e pa precedent nga mediat pranë qeverisë të Tiranë, ndaj kolegut Krichbaum. Thorsten Frei, ka qenë një nga zërat më aktivë mbi procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë, por tani ai është futur në radhët e “skeptikëve”.
    Th. Frei: Në djall shkofshin politikanët shqiptarë s’merrem më me t’a…!
    Th. Frei: Në djall shkofshin politikanët shqiptarë s’merrem më me t’a…!

    I kontaktuar nga gazeta “Shekulli” , Frei përveç të tjerave shprehet me rezerva për atë që kryeministri Rama e tund si arritje të madhe…’Vetting-un’. Në fund të analizës së tij pesimiste dhe zhgënjyese, Frei lëshon dhe një deklaratë teje ogurzezë për Tiranën zyrtare: Gjermania nuk do të lejojë, me çdo çmim që Shqipëria të hyj në Bashkimin Europian, pa u plotësuar dhe përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagenit”. Ja reagimi i plotë i deputetit Thorsten Frei:

    Gjermania nuk do të lejojë, me çdo çmim që Shqipëria të hyjë në BE, pa u plotësuar kriteret e Kopenhagenit”

    “Problemi kryesor është së politika Shqiptare implementon nën presion nga KE, vetëm reformat e domosdoshme. Në letër, Shqipëria ka një nga sistemet konstitucionale më të mira në Europë. Por fatkeqësisht vetëm në letër. Në përgjithësi, korrupsioni është akoma i përhapur. Procesi i Vettingut po ecën shumë ngadalë. Vetëm një grusht i vogël gjykatësish janë kontrolluar gjatë procesit. Ka shumë lidhje të pazgjidhura midis qarqeve të larta drejtuese dhe krimit të organizuar. Politikanët shqiptarë ndikojnë negativisht mbi njerëzit, kurdoherë që të jetë e mundur.

    Aksidentalisht, unë gjithashtu kam humbur sensin e nevojshëm politik, për t’u marrë me politikanët shqiptarë

    Ndërsa më tej, deputeti i Bundestagut gjerman, Thorsten Frei vazhdon:

    Me pak fjalë, unë e kam humbur besimin tek politikanët shqiptarë. Aksidentalisht, unë gjithashtu kam humbur sensin e nevojshëm politik, për t’u marrë me politikanët shqiptarë. Kjo nënvizohet dhe si pasojë e sharjeve dhe fyerjeve ndaj kolegut tim Gunter Krichbaum. Në vend të politikës konstruktive, diskretitimi dhe tallja ndaj opinioneve të kundërta është bërë shpesh shënjestër e goditjeve të pakuptimta.

    Në mbyllje të intervistës së tij, Frei u shpreh: Me respekt të thellë e them se, është vetëm në dorë të Shqipërisë të vazhdojë rrugën në drejtim të Bashkimit Europian. Gjermania nuk do të lejojë, me çdo çmim që të jetë, hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian pa u plotësuar dhe përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagenit”.