/Tjera detαje nga aksίdenti trαgjik në berat, e reja e kishte marrë patentën vetëm 20 ditë më parë

Tjera detαje nga aksίdenti trαgjik në berat, e reja e kishte marrë patentën vetëm 20 ditë më parë

Një ditë pas aksidentit tragjik, ku nënë e bir humbën jetën pas rënies në lumin Osum, drejtoria e shërbimeve pranë bashkisë Berat ka filluar punën për riparimin e kangjellave në anë të trotuarit të rrugës urbane “Antipatrea”.

Një nga specialistët, punonjës i mirëmbajtjes në bashkinë Berat u shpreh se kangjellat në anë të trotuarit kanë funksion mbrojtës për këmbësorët, jo për automjetet. Sipas tyre barrierat metalike bëhen në rrugë nacionale, autostrada, jo në mes të qytetit.

Në përiudha të ndryshme këto barriera kanë qenë prej hekuri dhe kollona betoni, më pas u bënë me pllaka betoni, ndërsa ka disa vite që janë me kangjella, duke iu përshtatur edhe zonës midis dy lagjeve muzeale Goricë dhe Mangalem .

Sipas burimeve të specialistëve rrugorë mësohet se aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit dhe paaftësia e saj për të manovruar me mjetin.

E reja Klaudja Xhaferaj kishte vetëm 20 ditë që kishte marrë patentën për të drejtuar mjetin.

Ndërsa sipas ekspertizës mjeko ligjore vdekja është shkaktuar nga mbytja si pasojë e qëndrimit të gjatë në ujë.