Tjetër νrasje në vend! Ekzekutohet 44-vjeçari, νëllai i υiktimës zbυlon autorin (EMRAT)
Policia e Lezhës shpalli në kërkim Maltin (Anton Gjinin), i cili dyshohet se vrau 44-vjeçarin Pjetër Gjoka (Kola) mbrëmjen e së martës në zonën e Kaftallës në Pukë. Denoncimi i autorit të vrasjes është kryer nga vëllai i viktimës.
Mendohet se ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti verbal mes 2 vëllezërve Kola me Maltin Gjinin, por nuk përjashtohet mundësia që palët të kenë konflikte pronësie.
44-vjeçari u pikas i plagosur rëndë në rrugë nga dy persona dhe në orën 18:00 u dërgua në qendrën Shëndetësore të Vaut të Dejës. Duke qenë se gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, Kola u nis me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Aty, 44-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por fatkeqësisht ndërroi jetë pasi nuk mundi që t’u mbijetonte plagëve të marra.
Pjetër Gjoka mori plumb në bark. Pritet që marrja në pyetje e dëshmitarëve apo pamjet filmike të sekuestruara nga kamerat e sigurisë në zonën ku ka ndodhur ngjarja të zbardhë më shumë detaje në lidhje me krimin.