/Tjetër fenomen sizmik, shkencëtarët bëjnë zbulimin e papritur

Tjetër fenomen sizmik, shkencëtarët bëjnë zbulimin e papritur

Studiuesit kanë zbuluar një tjetër fenomen sizmik, të panjohur më parë, që e kanë quajtur stormq.uakes, tër.mete të shkaktuara nga stuhitë.

Këto ngjarje janë impulse të valëve sizmike të lindura nga energjia e madhe në stuhi masive.

Sipas “National geographic” , bëhet fjalë për lëkundje të fundit të oqeaneve, që provokohen nga stuhi shumë të forta që prekin zakonisht brigjet e kontinenteve.

Ky fenomen u zbulua rastësisht, ndërsa dridhjet janë të një frekuence të vogël që nuk mund të zbulohen pa instrumentat e duhur.

Sipas shkencëtarëve, uragane të fuqishme mund të gjenerojnë valë sizmike në dyshemenë detare, mjaftueshëm energjike sa të shkaktojnë një të.rmet me intensitet deri në 3.5 të shkallës Rihter.