Tjetër “tradhtl” në PD, kandidatja kërkon mandatin e deputetit në KQZ(EMRI)

    0
    233

    Tjetër rrjedhje nga radhët e Partisë Demokratike. Kandidatja e PD, në Qarkun e Gjirokastrës, Fatjona Koço Dhimitri ka dorëzuar formularin e dekriminaIizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

    Fatjona Dhimitri ka qenë e renditur në listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës me numrin 7.

    Në këtë Qark PD arriti të fitojë vetëm një mandat, atë të Tritan Shehut. Kandidatja demokrate ka dorëzuar dy ditë më parë formularin në KQZ-së dhe për rrjedhojë hapet rruga që ajo të marrë mandatin e Tritan Shehut.

    Fatjona Dhimitri ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, ndërkohë që ka punuar si Avokate dhe si Juriste në disa kompani private.

    Ajo pritët të ulet në Parlament Bashkë me 22 deputetët e rinj që hynë nga listat e PD dhe LSI-së.

    Ndërkohë që në Kuvend qëndruan dhe tre “veteranët” që nuk pranuan të djegin mandatet, si Lefter Koka i LSI-së, Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi nga PD.