/Tmerr në Durrës/ Dy djem tentojnë të ρë*dhυnojnë të renë në ρlazh, njëri 16 e tjetri 23 υjeç, zbardhen detajet tronditëse

Tmerr në Durrës/ Dy djem tentojnë të ρë*dhυnojnë të renë në ρlazh, njëri 16 e tjetri 23 υjeç, zbardhen detajet tronditëse

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku një i mitur dhe një 23-vjeçar kanë tentuar të përdhunojnë një vajzë të re.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit, ku 16-vjeçari me inicialet A. SH, së bashku me një 23-vjeçar me inicialet S.C, të skeduar më herët nga policia, kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 23-vjeçare.

Sipas policisë, 23-vjeçari ka qenë i arrestuar më herët për një tjetër vepër penale, ndërkohë që përdhunimi ka mbetur në tentativë pasi e reja ka arritur të shpëtojë nga duart e dy agresorëve. Ajo më pas ka bërë denoncimin në polici, duke identifikuar dy djemtë.

Të dy djemtë janë arrestuar dhe janë dërguar në ambientet e paraburgimit, në pritje të masës së sigurisë për ta.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan shtetasin A. Sh., 16 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin S. C., 23 vjeç, të arrestuar më parë, kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 23-vjeçare.