TOM DOSHI “NON GRATA”/ Artan Hoxha zbulon detaje të reja: Ai nuk ka qënë asnjëherë në…

    0
    324

    Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në Vizion Plus, teksa ka komentuar shpalljen “non grata” të ish-deputetit socialist, njëherësh deputet i PSD-së, ka treguar rastet kur Doshi ka pasur përplasje me ambasadën amerikane.

    Hoxha ka thënë se Doshi nuk ka qenë asnjëherë zyrtar në administratë, por vetëm biznesmen edhe para edhe pas hyrjes në politikë.

    “Nuk ka qenë asnjëherë zyrtar në administratë shtetërore. Ka qenë biznesmen, por asnjëherë zyrtar.

    Më poshtë po ju tregoj vitet kur Doshi ka hasur përplasje me ambasadën amerikane:

    -2 mars 2008 ka pas përplasjen e parë me ambasadën amerikane

    -në zgjedhjet e 2009, ka pasur sërish përplasje me ambasadën

    -në 2011, pas ngjarjeve të 21 janarit, Doshit iu hoq imuniteti dhe nisi një hetim ndaj tij

    Deputeti i PS Tom Doshi, gjate nje ceremonie festive ne hotel Sheraton, me rastin e 22 vjetorit te Partise se Socialiste dhe fitores se Aleances per Shqiperine Europiane ne zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit.

    -situata ndryshoi në 2014, kur mori një vizë amerikane

    -në 2016 ka vajtur sërish në Amerikë dhe ka dalë dhe tek “Zëri i Amerikës”

    -Në 2015 Doshi ishte pjesë e skandalit Meta-Durim Bami, nën pretendimin e Doshit se ish-kreu i LSI-së, asokohe Ilir Meta kërkonte vrasjen e tij, nëpërmjet Durim Bamit, çka e penalizoi sërish”, u shpreh Hoxha.

    Kujtojmë këtu se Tom Doshi është zyrtari i dytë në Shqipëri, pas ish-prokurorit Adriatik Llalla, i shpallur “non grata” nga SHBA-të, nën akuzën se kjo masë është marrë për shkak të përfshirjes së tij në raste madhore korrupsioni.