“Trαdhtari po na sheh nga çαrteri”/ Ilir Meta: Rilindja përzuri 740 mijë shqiρtarë, Edi Rama do të shkojë në bυrg!

Ilir Meta ka mbajtur një fjalim në protestën e opozitës, ku kanë dalë mijëra qytetarë.

Meta e quajti kryeministrin Rama “tradhtar” dhe deklaroi se ai do të mbajë përgjegjësi për keqqeverisjen, korrupsionin dhe largimin masiv të shqiptarëve dhe do të shkojë në burg.

“Në himnin tonë nuk ekziston fjala dorëzim, por ekziton “nga lufta veç ai largohet që është lindur tradhtor”. Sot tradhtari e ndjek këtë triumf të shqiptarisë, nga çarteri luksoz dhe i paligjshëm.

Shumë shpejt do të jetë para drejtësisë sipas firmave të hedhura nga vetë ai. Ju e mbani këtë vend në këmbë me mundin, djersën dhe sakrificat tuaja. Jeni ju që keni të drejtën ta shporrni qeverinë kur drejtuesit e saj grabisin dhe shesin atdheun. Rilindja ka vetëm një axhendë, vidh, shpopullo, shkombëtarizo! Jemi vendi i parë në Europë dhe botë për korrupsion.

Shtëpia e tyre nuk është Shqipëria, por janë offshoret ku kanë fshehur paratë e shqiptarëve në emrin e tyre dhe të afërmve të tyre.

Dëboi dhe përzuri mbi 740 mijë shqiptarë. Sot Shqipëria ka numrin më të madh të të burgosurve në Shqipëri dhe jashtë vendit. Rilindja premtoi luftën kundër drogës, por sot bananet e drogës po përmbysin Europën. Kërkon të bëjë amnisti fiskale për të pastruar lekët e veta.

Është zhytur në aferën e inceneratorëve që gllabëron 450 milionë euro të shqiptarëve. Rilindja shembi në pandemi dhe pabesi Teatrin Kombëtar. Premtoi të ishte kampion i fjalës së lirë, por sot është armiku numër një i fjalës së lirë dhe medias së pavarrur”, tha ndër të tjera Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *