Trαgjedi shumë e rëndë, aksίdent fatal me 2 υdekje dhe dhjetëra të pΙagosur
Një ngjarje tragjike është shënuar në Republikën Çeke.
Dy trena janë përplasur kokë më kokë me njëri tjetrin dhe për pasojë 2 persona kanë humbur jetën ndërsa 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Dhjetëra ambulanca, makina policie dhe helikopterë shpëtimi shkuan në fshatin çek të Milavce rreth 10 milje nga kufiri gjerman.
Ministri çek i transportit Karel Havlicek tha se shkak mund të ketë qenë një gabim njerëzor. Ai tha se shoferi i trenit me shpejtësi të lartë nuk kishte arritur të ndalonte në një vend të caktuar.
“Situata është serioze,” tha Havlicek, i cili po shkonte drejt vendit të ngjarjes.
Shtatë persona ndodheshin në gjendje kritike për jetën, thanë autoritetet, ndërsa të plagosurit po dërgoheshin dhe drejt spitaleve gjermane.
Shefi i brigadës së zjarrfikësve Jaroslav Hrdlicka u tha mediave lokale se trenat ishin përfshirë në një përplasje të drejtpërdrejtë dhe se ata ishin ende në kërkim të një personi të zhdukur.