/Trαgjike! Ηumbi ekuilibrin dhe ra nga Ιαrtësia, ndërron jetë 33-υjeçari

Trαgjike! Ηumbi ekuilibrin dhe ra nga Ιαrtësia, ndërron jetë 33-υjeçari

Një 33-vjeçar me kombësi shqiptare ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në San Vito al Tagliamento, në via Tina Modotti, jo shumë larg spitalit të qytetit.

Sipas mediave vendase, 33-vjeçari u gjet i pajetë në rrugë pasi ra nga një lartësi ku ishte ngjitur, edhe pse në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit shëndetësorë dhe kanë tentuar ti japin ndihmën e parë fatkeqësisht nuk mund të bëhej asgjë.

Shqiptari jetonte prej vitesh në Itali dhe la pas gruan e tij dhe një djalë të vogël, ndërkohë policia po vijon hetimet në lidhje me rrethanat e ngjarjes.