Trαgjike! I jep fυnd jetës babai i Indrit Çelajt që u υra nga vëllezërit Kusi, detajet e rënda

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin ‘Ngracan’, Mallakastër.

Raportohet se shtetasi Batjan Celaj, 63 vjec, i dha fund jetës duke pirë fotoksinë, por ngjarja u raportua nga Policia ditën e sotme.

Batjan Celaj, është babai i Indrit Celajt, tekniku i kondicionierëve, i cili u vra nga vellezerit Griseldo dhe Albano Kusi, në 22 gusht të vitit 2019 në Tiranë pas një konflikti për rrjedhjen e ujit nga tubi i kondicionierit.

Asokohe u raportua se i ndjeri Indrit Çelaj kishte shkuar te biznesi i Bujar Kusit, babait të dy vellezërve Albano dhe Griseldo, për instalimin e rrjetit të kondicionerit. Por pas një konflikti të çastit, Griseldo Kusi e qëlloi Çelajn me plumb në kokë, duke i marrë jetën.

Pas këtij krimi gjykata e Tiranës, dënoi me 12 vite burg Griseldo Kusin dhe me 2 vite burg vëllain e tij, Albano Kusi.

“Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit. Kjo është fatkeqësi e madhe në Shqipëri.

Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur është fatkeqësi. E kam marrë vesh nga gazetat.

Çuni është vrarë në 11 paradite unë e mora vesh në orën 7 në darkë se i kishin marrë edhe dokumentet. Çunin e kishte marrë policia.

Djali ishte në punë, punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken.

Montonte kondicionerët. Asnjë konflikt nuk ka pasur djali, ka qenë i kulturuar dhe i sjellshëm. Rrallë gjen djalë si ai , nuk dinte të ofendonte ishte i matur.

Ma morën djalin në moshë të re”, ka thënë askohe Batjan Çelaj për vrasjen e të birit.