/Trαgjike! Po rregullonte gomën e makinës, shqiptari përρlaset për υdekje nga kamioni

Trαgjike! Po rregullonte gomën e makinës, shqiptari përρlaset për υdekje nga kamioni

Një 47-vjeçar shqiptar> ka humbur jetën në një aksident tragjik në Selanik.

Mësohet se shqiptari u përplas nga një kamion për vdekje, teksa ishte duke rregulluar gomën e makinës.

Tragjedia ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Michail Psellou” në Analipsi të Selanikut, ndërkohë që 47-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Rrethanat e aksidentit, siç raporton Agjencia e Lajmeve të Athinës, janë duke u hetuar nga Departamenti i Policisë Charilaou Analipsi.