Ka marrë përmasat e një tragjedie të vërtetë aksidenti i sotëm në vendin e quajtur Bishti i Zhurit në Rrogozhinë.
Fillimisht u raportua për dy viktima nga aksidenti, por pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe të policië, sipas gazetarit të ABC, Aldo Kozarja, bëhet fjalë për katër viktima.
Trupat e të aksidentuarve ndodhen ende të ngecur në brendësi të makinës, e cila është deformuar tërësisht nga përplasja e fortë me kamionin.
Kërkohet ndërhyrjë me e specializuar për nxjerrjen e tyre nga hekurat e makinës, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një familje.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet për shpetjtësi jashtë normave të lejuara.
/abcnews.al/