syntax error, unexpected '<', expecting end of file

TR0NDlT Ilir Meta: Do mbledh Ramën dhe ndërkombëtarët në mes të Parlamentit, aty do…

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thënë se në platformën e tij të denoncimeve lidhur me krimin zgjedhor, deri më tani kanë ardhur 40 denoncime.

Kreu i Shtetit tha se ai do të shkojë në mes të parlamentit, në sy të Ramës dh ndërkombëtarëve me projektor do t’i denoncojë këto dhunime të votës.

Gjithashtu presidenti paralajmëroi se dosjet e Shijakut dhe Dibrës do të hapen sërish pasi janë shumë voluminoze.

Meta: Unë do e denoncoj krimin zgjedhor, do shkoj në Parlament të mbledh Ramën aty të gjithë në sy të Ramës do mbledh ndërkombëtarët në mënyrë më transparente aty ta shohin krimin zgjedhor.

Rama ndoshta do jetë deputet aty do e shohi. Këta që kanë shkelur ligjin dhe kushtetutën ja kështu do demaskohen do dënohen në mes të parlamentit.

Do hapen prapë dosjet e Shijakut dhe Dibrës, ka shumë aty. Pluralizmi politik dhe vota e lirë, kjo është e drejta e qytetarëve.

Ne na është shkelur vota, sepse kishim zgjedhjet e Shijakut dhe Dibrës, ata po mundohen ta bëjnë prapë këtë.

Pyetje: Ka pasur denoncime deri tani për krim zgjedhor?

Meta: Po re sa të duash 40 deri dje. Do i bëj publike me emra. Nuk pres të kemi zgjedhje daneze, por t’i afrohemi Kosovës.