Tragjedia: Bashkë me grυan shtatzënë vdes edhe aktori shqiptar, u hodhën nga ballkoni i kαtit të 6-të (EMRAT)

Thellohet tragjedia në Nju Jork, një çift shqiptarësh i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i katit të gjashtë të apartamentit ku banonin.

Fillimisht u raportua se viktimë kishte mbetur vetëm bashkëshortja shqiptare, dyshohet pasi bashkëshorti i hodhi nga ballkoni. Por raportohet se pas ngjarjes së rëndë, edhe vetë burri është hedhur duke i dhënë fund jetës.

Bëhet fjalë për aktorin shqiptar, 35-vjeçari Florind Belliu dhe bashkëshorten e tij Ornela, 28-vjeçe, e cila ishte shtatzënë.

Dyshohet se ditët e fundit, Florindi ndodhej në gjendje të ngarkuar mendore.

Çifti la pas dy fëmijë 6 dhe 2-vjeç, ndërsa në SHBA ndodhej edhe e ëma e 35-vjeçarit.