/Tragjike! Grυαja shqiρtare vdes gjatë natës, υσjza 4 vjeçe mendonte se flinte dhe e rυαnte për orë të tëra

Tragjike! Grυαja shqiρtare vdes gjatë natës, υσjza 4 vjeçe mendonte se flinte dhe e rυαnte për orë të tëra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një grua shqiptare ka ndërruar jetë si pasojë e një e arrestit kardiak gjatë natës.

Sipas medieve italiane, gruaja ka qenë në banesë duke fjetur me vajzën e saj të mitur vetëm 4 vjeç. Vajza kur u zgjua mendoi se nëna e saj ishte në gjumë dhe qëndroi me orë të tëra duke e vëzhguar, pasi nuk donte ta zgjonte.

Ansa, raporton se ka qenë tezja e vajzës, e cila ka shkuuar në banesën e tyre në Vigevano sepse motra nuk po i përgjigjej në telefon. Ajo pa trupin e shtrirë të së motrës në krevat dhe kuptoi se diçka e keqe kishte ndodhur.

Ajo e mori mbesën e saj në krahë dhe më pas ka telefonuar ambulancën dhe Policinë. Pas këqyrjes, hetuesit thanë se në trupin e 40 vjeçares nuk kishte shenja dhune. Pas kësaj trupi i është kthyer menjëherë familjes për varrimin e kremtuar dy ditë më parë. Ndërsa për vajzan 4 vjeçe do të kujdeset tezja e saj.