/Tre ditë para zgjedhjeve SHBA-ja dhe BE-ja hidhen në aksion, bëjnë lëvizjet e papritura (Foto)

Tre ditë para zgjedhjeve SHBA-ja dhe BE-ja hidhen në aksion, bëjnë lëvizjet e papritura (Foto)

Tre ditë para zgjedhjeve të 30 Qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar vëzhgues nga SHBA dhe vende të BE.

Mësohet se janë akredituar vëzhgues dhe përkthyes të ambasadës amerikane, italiane dhe britanike.

Ambasada Amerikane në Tiranë, ajo italiane dhe britanike, i kanë dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë për akreditimin e stafit të tyre vëzhgues për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Kërkesa e SHBA, Italisë dhe Britanisë së Madhe mban datën 25 dhe 26 qershor, ndërsa OSBEi ka dërguar këtë kërkesë KQZ-së prej datës 19 qershor, për të akredituar vëzhguesit e saj.