Tre shqiptarë në finalen e Eurovision, shikoni performancat e Eugentit & Eleni Foureires

    0
    247

    Mbrëmjen e djeshme u mbajt gjysmëfinalja e parë e festivalit të Eurovisionit, ku performuan përfaqësuesi i Shqipërisë, Eugent Bushpepa dhe përfaqësuesja e Qipros, Eleni Foureira, e cila është me origjinë shqiptare.

    Të dy këngëtarët shqiptarë janë kualifikuar për natën e madhe të finales, e cila do të mbahet më 12 maj në Lisbon të Portugalisë.

    Në grupin e shqipeve që i bashkohet rrugëtimit të finales, është edhe Ermal Meta, i cili përfaqëson Italinë me këngën “Non mi avete fatto miente”, një shtet i cili kualifikohet automatikisht në finalen e Eurovisionit.

    Gjatë natës së mbrëmshme, u komentua shumë performanca e Elenit, e cila u cilësua si shpërthyese dhe vokali i Eugent Bushpepës me këngën e tij “Mall”.

    Nëse nuk patët mundësi t’i shikonit dje, mund t’i shikoni më poshtë: