Trondit Spartak Ngjela: Qeveria nuk ka para, Edi Rama kërkon destabilizimin e vendit që të marrë paratë e grabitura dhe të arratiset

    0
    338

    Nga Spartak Ngjela

    Cilat janë pyetjet që duhet të ngremë në këtë rast në mënyrë që ta sqarojmë këtë situatë?

    Pyetjet që duhen ngritur janë këto:

    Cila është arsyeja që Rama e dha Rrugën e Kombit me konçesion?
    E dha rrugën me konçension sepse qeveria Rama nuk ka pará që ta mbajë.

    Po pse ky kryeministër e ka katandisur këtë shtet që të jetë në këtë gjendje?
    Sepse ka bërë një politikë personale dhe të dyshimtë për Perëndimin, dhe, pikërisht për këtë, politika perëndimore nuk i jep asnjë lloj financimi derisa të bëhet Reforma në Drejtësi.

    Po pse nuk e bën Reformën në Drejtësi?
    Sepse kjo reformë e penalizon dhe prandaj edhe ky, njëlloj si Saliu, vijon rrugën e vonesës dhe zvarritjes së Reformës.

    Por, përderisa është në një embargo të tillë dhe pa pará, pse nuk jep dorëheqjen?

    Nuk e jep dorëheqjen se nuk e lejon patologjia e tij, dhe me mendjelehtësinë e tij patologjike mendon se mund të mundë politikën amerikane dhe gjermane.

    ll.
    Në fakt kjo ishtë arsyeja. Nuk ka pará dhe kërkon që, për të mbajtur pushtetin e tij personal, të rëndojë ekstremisht shqiptarët me taksa.

    Por ky është aventurizëm prej injoranti, sepse ai kryeministër, qeveria e të cilit nuk ka pará për shkakun e tij apo të politikës së tij, jep dorëheqjen.

    Po përse nuk e jep dorëheqjen Edi Rama kur e di që nuk ka pará?
    Janë dy arsye: ose sepse ka frikë që po të japë dorëheqjen nuk ka kush ta ndalojë Reformën në Drejtësi dhe ky sigurisht që do të jetë i penalizuar nga ajo reformë; ose, me mendjelehtësi mendon që me veprime arbitrare kundër jetesës normale të shqiptarëve; ta hedhë popullin në revoltë për të krijuar destabilizim në Shqipëri.

    Po , përse e kërkon destabilizimin?
    Sepse mendon që një destabilizim shoqëri i jep të drejtën atij që të marrë paratë e grabitura nga arka e shtetit e të ikë nëpër botë.

    Asnjë arsye tjetër nuk ka.