Trump e Malania janë ndarë, zbulohen gjëra tmerruese për çiftin

    0
    274

    Jetojnë nën një çati, por nuk flenë, nuk hanë dhe as kohën e lirë nuk e kalojnë bashkë. Kështu e përshkruan “Washington Post” jetën e çiftit presidencial në SHBA.
    Sipas gazetës, e cila citon disa burime, presidenti amerikan dhe “Zonja e Parë” flenë në dhoma të ndryshme në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Gazeta NewBorn

    Ai zgjohet në 5:30, sheh televizor dhe bën statuse në “Tuitter”.
    Ajo zgjohet më vonë dhe i përkushtohet të birit, Barron.

    “Kalojnë shumë pak kohë bashkë”, thotë një mik i presidentit.
    Edhe kur janë me pushime në Mar-a-Lago, ai merret me golf dhe takon politikanë të tjerë, ndërsa ajo u rri larg kamerave.

    Por edhe në Uashington, rastet kur takohen janë të rralla.
    Shumicën e rasteve, ata hanë të ndarë.

    Por zëdhënësja e “Zonjës së Parë”, Stephanie Grisham, tregon një realitet tjetër.
    “Melania përqendrohet te roli i mamasë, bashkëshortes dhe Zonjës së Parë. Të tjerat janë thjesht thashetheme.

    Familja e kalon shumicën e darkave bashkë”, thotë ajo.
    Por sipas pjesëtarëve të stafit të “Shtëpisë së Bardhë”, që duan të mbeten anonimë, Melania ka ngritur një “mur” rreth vetes në “Shtëpinë e Bardhë”.

    Për më tepër, marrëdhënia e saj me vajzën e madhe të Trumpit thuhet se nuk është aspak e mirë.

    Kjo, për shkak të rolit që iu dha Ivankës në fillim të administratës Trump, rol që më pas filloi të zbehej.

    Por edhe në lidhje me këtë, zëdhënësja e Melania-s thotë se nuk ka asgjë të vërtetë/Gazeta NewBorn/