/‘Turp prej Zotit të flasin këngëtarët për mungesë lekësh’, Ermal Fejzullahu nuk përmbahet ndaj kolegëve

‘Turp prej Zotit të flasin këngëtarët për mungesë lekësh’, Ermal Fejzullahu nuk përmbahet ndaj kolegëve

Pandemia ka prekur edhe sektorin e muzikës ku prej muajsh nuk po mbahen koncerte dhe së fundmi qeveria ndaloi edhe jetën e natës dhe muzikën live.

Për këtë arsye artistët kanë reaguar të revoltuar dhe kanë dalë në protesta. Por ndryshe e sheh situatën këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu.

Në një intervistë për emisionin “Ora Verore”, Ermali u shpreh se këngëtarët nuk duhet të ankohen që s’kanë punë e lekë, sepse në Kosovë e Shqipëri ka shumë njerëz që nuk sigurojnë dot as ushqim.

“Kolegët e mi janë ligështuar, sepse nuk kanë pasur shumë punë, por përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër, për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar, e duke thënë nuk kemi punë.

Është turp prej Zotit, kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë e t’i kënaqim ata.

Nuk kanë lidhje pazaret, nuk kanë lidhje lekët, është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë”, u shpreh Ermali.