/Turp! “Unë jam ai që më dogjën ‘Audin’ në Vlorë, dhe kjo poIici më kërkoi … me gjet autorin

Turp! “Unë jam ai që më dogjën ‘Audin’ në Vlorë, dhe kjo poIici më kërkoi … me gjet autorin

Më 21 korrik një automjet luksoz tip “Audi” u dogj në Vlorë.

Automjeti tip “Audi R8” me targa gjermane u shkrumbua në parkimin e një hoteli në Vlorë dhe bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Automjeti i përkiste në pushuesi nga Kërçova e Maqedonisë dhe pronari quhet, Burim Zyberi, i cili asokohe tha se nuk e di kush mund të jetë shkaku për një veprim të tillë pasi ai nuk kishte konflikte me askënd.

Ndërsa sot Zyberi ka komentuar në një lajm ku thotë se policia shqiptare i ka kërkuar 1000 euro për të gjetur autorin që i vuri flakën makinës së tij.

Ai shkruan se kjo polici e korruptuar e ka katandisur vendin mos më zi pasi edhe atij për të gjetur personin që i dogji makinën i kërkuan para.