/Turqia dërgon anije lufte me predha të vërteta në brigjet e Qipros, Greqia kërkon ndihmë

Turqia dërgon anije lufte me predha të vërteta në brigjet e Qipros, Greqia kërkon ndihmë

Turqia dërgon anije Iufte në brigjet e Qipros, Greqia kërkon ndihmë

Turqia ka forcuar pozicionet duke dërguar anije ushtarake në brigjet e Qipros dhe Rodosit. Mediat greke pretenduan se autoritetet turke kane nisur një stërvitje të gjerë ushtarake në brigjet e Qipros.

Gjatë stërvitjes do të përdoret zjarr i vërtetë, gjë për të cilën turqit kanë paralajmëruar të gjitha anijet që lundrojnë në zonën në fjalë.

Krahas kësaj, një numër i madh anijesh ushtarake turke gjenden në jug të Rodosit duke mbështetur anije kërkimore “Oruç Reis”, e cila po kryen kërkime.

NATO i ka kërkuar të dyja vendeve që të gjejnë gjuhën e përbashkët.

BE është duke i bërë presion Turqisë që të ulë tensionet, ndërsa NATO është disi më e ekuibruar duke synuar uljen e tensioneve në rajon.

Më herët, kryeministri grek Mitsotakis i kishte kërkuar ndihmë Francës, e cila dërgoi në zonë aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle” dhe disa avionë “Rafale”.

Po ashtu, Greqia synon të blejë 18 avionë të tillë nga Franca në muajt në vijim, citon abc news.