/Turqia dhe Greqia po Iuajnë FRlKSHËM me zjarrin, çfarë do të ndodhë në Europë

Turqia dhe Greqia po Iuajnë FRlKSHËM me zjarrin, çfarë do të ndodhë në Europë

Edhe pse Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas u përpoq të ndërmjetësojë mes Greqisë dhe Turqisë, tensionet midis dy partnerëve të NATO-s vazhdojnë. Ministrja gjermane e Mbrojtjes kritikon manovrat ushtarake në Mesdhe.

Greqia dhe Qiproja filluan të mërkurën (26.08) së bashku me Francën dhe Italinë një manovër të gjerë ushtarake në ajër dhe në det. Kurse Turqia kreu po ashtu një stërvitje detare në Mesdheun lindor së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi në Twitter se anijet lu.ftarake turke TCG Barbaros dhe TCG Burgazada dhe des.trojeri amerikan USS Winston S. Churchill zhvilluan një manovër të përbashkët. Kurse në manovrën në Qipro po marrin pjesë përveç tre avionëve lu.ftarakë grekë F-16, tre avionë luft.arakë francezë të tipit Rafale, një fregatë dhe një helikopter. Avionët operojnë nga aeroporti Paphos në Qipron perëndimore.

Mosmarrëveshja konsiderohet si tejet e rre.zikshme. Dhe madje i mundur duket edhe një kon.flikt ushtarak midis dy aleatëve të NATO-s, pas një për.plasje midis një anijeje luf.tarake turke dhe greke.

Kritika nga Ministrja gjermane e Mbrojtjes

Ministrja Federale e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, i kritikoi pas takimit me homologët e saj të BE në Berlin manovrat ushtarake.

Ato janë “gjithçka tjetër përveçse të dobishme” – tha ajo duke iu referuar rr.ezikut që stërvitjet ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s “mund të çojnë pa dashje në një përshkallëzim të mundshëm të gjendjes”.

Kramp-Karrenbauer, e cila është edhe kryetare e CDU-së, kërkoi edhe një herë gatishmëri për kompromis nga të dy palët.

“Ne duhet të gjejmë një pikë nga ku t’u rikthehemi bisedimeve dhe negociatave politike,” tha Kramp-Karrenbauer.

Ministrja e Mbrojtjes theksoi gjithashtu se në një kon.flikt kaq të komplikuar është i nevojshëm “një durim strategjik për një zgjidhje politike të kon.fliktit.”

Greqia miraton marrëveshje me Italinë dhe Egjiptin

Parlamenti grek miratoi me shumicë po ashtu të mërkurën në mbrëmje dy marrëveshje për krijimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike (EEZ) me fqinjët e saj mesdhetarë Italinë dhe Egjiptin.

Me këto dy marrëveshje të tre shtetet u njohin ishujve grekë të drejtën e përkatësisë territoriale të një zone detare përreth tyre si dhe shfr.ytëzimin e tyre si zonë ekonomike./dw