/U akuzua se GRABlTl telefonin në mes të lokalit, i riu ka bërë gjestin fisnik: Kjo është e vërteta

U akuzua se GRABlTl telefonin në mes të lokalit, i riu ka bërë gjestin fisnik: Kjo është e vërteta

Një rast gr.abitje u denoncua disa ditë më parë në redaksinë e JOQ ALBANIA, ku një i ri shihej teksa merrte nga tavolina e një lokali një telefon celular. Personi që e denoncoi kërkonte t’i rikthehej telefoni, që sipas tij ishte vjedhur, por mesa duket nuk paska qënë i tillë.

I riu i cili mori telefonin ka shkruar për redaksinë e JOQ ALBANIA dhe ka treguar gjithë të vërtetën.

Ai shprehet se telefoni nuk është gra.bitur por është gjetur mbi tavolinë i fikur. I riu tregon se telefonin e ka marrë për ta ndezur dhe më pas për të gjetur të zotin e tij.

Ndër të tjera ai tregon se pasi e ka ndezur, ka gjetur emrin e djalit që e kishte në të dhënat e telefonit dhe e ka kërkuar në rrjetin social Facebook. Që aty ka komunikuar me nënën e djalit, dhe më pas me djalin për të dorëzuar telefonin.

Një gjest fisnik i të riut, por i keqkuptuar nga pronari telefonit. Tashmë mësohet se telefoni i është dorëzuar të zotit.

Personi i akuzuar padrejtësisht shkruan:

Prsh Joq .Tel eshte gjetur ne tavoline qe nuk ka njeri dhe pasi eshte ndezur dhe eshte pare kujt i perket i eshte dorezuar te zotit. Komunikimi me fb e te emes e djalit pas gjeta emrin e tij te medikal identity pasi tel u ndez sepse ishte pa bateri kur u gjet. Flm”