U godit me top në gjoks, vdes futbollisti

    0
    365

    Pas vdekjes së kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori një tjetër ngjarje e rëndë trondit botën e futbollit.

    25 vjeçar Bruno Boban, i cili luante në divizionin e tretë në Kroaci humbi jetën pasi u godit me top në gjoks.

    Ai humbi ndjenjat në fushë 15 minuta pas fillimit të takimit mes Marsonias dhe Pozega Slavonija.

    Sikurse bëjnë të ditur mjekët kroatë, Boban ra në tokë pasi u godit me top në gjoks.

    Edhe pse mjekët i erdhën menjëherë në ndihmë, duke e transportuar shumë shpejt në spital, pas 40 minutash ai ndërroi jetë.

    Fatkeqësisht vitet e fundit janë shtuar rastet kur futbollistët kanë humbur jetën në fushë./m.sh/noa.al/