U shpall në kërkim nga policia për kokainën, ja kush është PRESIDENTI e “Bana King”,

Trifon Murataj, president i kompanisë ZICO Sh.a që tregon banane nën brandin “Bana King”, është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit. Ky veprim vjen pas sasisë prej 33.5 kg kokainë që u kap mbrëmjen e djeshme në arkat me banane të ardhura nga Ekuadori për llogari të ZICO Sh.a.

Newsbomb.al mëson se aktualisht Trifon Murataj ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe nuk dihet sesi do të vijohet me tej për arrestimin e tij. Gjithashtu, dje është arrestuar dhe administratori i kompanisë, shtetasi Petrit Demishaj, i cili kishte shkuar të tërhiqte ngarkesën.

Në pranga kanë rënë dhe dy punonjësit e skanerit që ndodhet brenda Portit të Durrësit, Alban Naziraj dhe Artur Sevdaraj, pasi akuzohen se kanë nxjerr të pastër kontejnerin ku ndodhej sasia e kokainës. Policia pavarësisht se skaneri ka dalë i pastër, ka kryer kontrolle me qen antidrogë dhe ka zbuluar arkat me banane dhe kokainë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e 33.5 kg kokainë, nga Ekuadori në drejtim të Portit të Durrësit, thotë Policia e Durrësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *