U shtri të flinte/ Adoleshentja zgjohet me barkun e fryrë, 45 minuta në vonë lind një vajzë

    0
    347

    Një adoleshente që ra të flinte me barkun e “sheshtë” është zgjuar me bark të fryrë dhe 45 minuta më vonë solli një vajzë në jetë.

    18-vjeçarja Emmalouise Leggate nuk kishte pasur asnjë herë simptoma shtatzënie dhe as nuk i ishte rritur barku, për këtë arsye hyri në gjendje sh.oku kur kuptoi se po sillte një fëmijë në jetë.

    Emmalouise shpjegoi se menstruacionet kishte disa muaj që i kishin ndaluar, por kishte menduar se ky ishte efekti i kontraceptivëve.

    Një natë ajo u shtri të flinte, por kur i zgjua barku i saj ishte fryrë, vetëm pak më vonë asaj i pIasën ujërat dhe gjyshja e saj, Louise Ford e nisi me ur.gjencë për në spital.

    Por, gjatë rrugës adoleshentja e kishte lindur tashmë vajzën.

    Të sho.kuar nga ajo që ndodhi kishin mbetur edhe mjekët, të cilët nuk janë shumë të qartë se pse Leggate nuk e kuptoi kurrë që ishte shtatzënë.

    Sipas tyre, barku i të resë nuk ishte rritur pasi fëmija ndodhej në pjesën e poshtme të shpinës së saj.

    Në momentin që barku i saj u fry papritur fëmija ishte kthyer në pozicionin e lindjes. JOQ Albania