U vra javën e kaluar, ja kush është pasaniku që u varros me ar e shampanjë (Foto)

    0
    479

    E quajnë Sheron Sukhedo dhe ishte 33 vjeç në momentin që u qëllua me armë dhe u vra në afërsi të banesës së prindërve të gruas së tij javën e kaluar.

    Ai jetonte në një ishull të largët në Trinidad, ndërsa varrimi i 33-vjeçarit ka për të ngelur gjatë në mendjen e vendasve.

    I gjithë ishulli u lag me shampanjë Moet para trupi i të riut të digjej nga shërbimet funerale. Gjithashtu, në arkivolin e 33-vjeçarit u hodhën stoli ari me vlerë mbi 100 mijë dollarë.

    Sheron ishte milioner i pasurive të patundshme dhe tregtar makinash të përdorura. Një palë çizme Timberland u vendosën gjithashtu brenda arkivolit nga të afërmit e tij.

    Trupi i babait të dy fëmijëve u shoqërua nga shërbimi i tij i varrimit në krematorium në një makinë “Bentley” prej 150,000 dollarë.

    Megjithatë, stolitë besohet të jenë hequr përpara se ai të digjej.