/U zh.duk nga televizoni, Aida Shtino shfaqet përkrah Fatmir Mediut dhe Lulzim Bashës duke nënshkruar marrëveshjen e madhe

U zh.duk nga televizoni, Aida Shtino shfaqet përkrah Fatmir Mediut dhe Lulzim Bashës duke nënshkruar marrëveshjen e madhe

Aida Shtino, e cila u zh.duk nga ekrani që pas emisionit të saj të famshëm “Njerëz të Humbur”, është shfaqur sot për herë të parë, në krah të politikanëve opozitarë.

Aida Shtino është pjesë e Partisë Republikane të Fatmir Mediut, ndërsa sot ka qenë e pranishme në momentin kur aleatët e Lulzim Bashës firmosën për koalicionin opozitar.

Shtino ndodhej në krah të Mediut, ku pasi firmosën marrëveshjen me 10 pika, shtrëngoi duart me kreun e demokratëve, Lulzim Basha.

Në fjalën e tij pas nënshkrimit të koalicionit, Mediu ka deklaruar se kjo marrëveshje ka për qëllim të krijojë zgjedhje të lira dhe të ndershme për shqiptarët.