Ua! Arbana Osmani tregon barkun e rrumbullakosur me rrobabanjo

0
212

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.

Në rrjet përflitet se moderatorja është në pritje të një djali, por gjinia e bebushit nuk është konfirmuar ende.

Ajo ka nisur së fundmi pushimet dhe nuk i ka kursyer fotot në rrjete sociale.

Arbana ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto ku shihet e veshur me rrobabanjo dhe në sy bie barku i rrumbullakosur.

Si gjithmonë, moderatorja ka pozuar e buzëqeshur dhe ka marrë komplimente të shumta nga ndjekësit.

Ajo është treguar disi e rezervuar për këtë periudhë të jetës së saj, megjithatë herë pas here ka ndarë me ndjekësit foto duke treguar barkun.

Shikoni fotot më poshtë: