/Uaaa, moderatorja e priste ndryshe, këngëtarja del live në emision nga tuaIeti

Uaaa, moderatorja e priste ndryshe, këngëtarja del live në emision nga tuaIeti

Një intervistë të pazakontë ka zhvilluar këngëtarja Teuta Kurti, e cila ishte e ftuar në “Vizionin e pasdites”, me Evi Reçin.

Teuta u shpreh se nuk është e lehtë të kujdeset për fëmijët e saj gjatë karantinës dhe kjo u dëshmua live.

Këngëtarja nuk po e vazhdonte dot intervistën siç duhej dhe iu desh të shkonte në tualet për të komunikuar më qetësisht.

“Ardhja në jetë e binjakëve, përkushtimi ndaj tyre, më ka bërë t’i largohem skenës.

Shumica më thonë ‘nuk je e vetmja që ke bërë fëmijë’.

Është shumë e vërtetë. Por kur vendosa të krijoj familje, kam dashur t’i përkushtohem vetëm saj.

Vitet që rriten fëmijët nuk kthehen, ndërsa paraqitjet në skenë janë të shumta”, u shpreh këngëtarja, nënë e tre fëmijëve.

Teuta zbuloi gjithashtu se është në përgatitje të një balade dhe së shpejti do rikthehet në muzikë.